Lajmi

Vihet nën kontroll zjarri mbi Tunelin e Kalimashit, kontribut të madh ndihma e Kosovës

 

 

Zjarri i cili kishte kapluar dje pjesën mbi Tunelin e Kalimashit, për të cilin u alarmuam mbrëmë, sot është gjendje nën kontroll.

Përveç ndihmës të zjarrfikësve të Kukësit, për fikjen e zjarrit u angazhuan edhe Forca e Sigurisë së Kosovës me rreth 34 zjarrfikës, me 9 automjete për terren malor, dhe mjete autocisterne.

Derisa dje Tuneli ishte i pakalueshëm dhe shumë i rrezikshëm, sot, para pak orësh, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka njoftuar se kalimi tani është plotësisht i sigurt dhe jo alarmant, megjithëse duhet të kemi kujdes.

“Tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës…”, ka thënë ai ndër të tjerash në llogarinë e tij në Facebook.

Shqipëria është ende vatër zjarri. Në rrezik është pjesa tek Laku i thive, ku krahas tokës, po punohet edhe nga lart me helikopter. Gjithsesi, FSK është ende në ndihmë të autoriteteve shqiptare.

Ronë Dërmaku

 

 

 

You Might Also Like