Libri

EKSPOZITË TRIDITORE E LIBRIT NË GJILAN

Në kuadër të Manifestimit të përvitshëm në Gjilan, i njohur tashmë me emërtimin, “Ditët e Mërgatës”, Ars Clubi “Beqir Musliu”, përmes Shtëpisë Botuese me të njëjtin emër ka organizuar ekspozitën treditore të librit.

Ekspozita, me botimet më të reja të këtij viti si dhe të viteve të fundit, u hap në oborrin e Muzeut Etnologjik (ish Shkolla e Muzikës), duke ua mundësuar kështu dashamirëve të librit që krahas ekspozitës së librit ta vizitojnë edhe muzeun, transmeton Portali 2LONLINE.com..

Në hapjen zyrtare të ekspozitës së Librit, Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubi “Beqir Musliu”, ka thënë se në kuadër të aktiviteteve të larmishme që po i bënë Komuna e Gjilanit për mërgimtarët, këtë vit për herë të parë, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, iu është bashkangjitur këtyre veprimtarive kulturore për ta begatuar këtë verë edhe me këtë aktivitet, që libri sadopak të na freskojë memorien kolektive, por edhe të jetë sa më i pranishëm te lexuesi.

Rrustemi tha se në dy tavolina kanë ekspozuar botimet e 2-3 viteve të fundit, duke përfshirë edhe mbi 70 tituj të ri librash, përfshirë edhe botimet e këtij viti, disa që përherë të parë paraqiten mu në këtë ekspozitë.

Ai tha se është një mundësi e mirë që lexuesi ta vizitojë këtë ekspozitë dhe të gjej librin që dëshiron, transmeton 2LONLINE.com.

Rrustemi tha se ky panair i vogël nuk mëton shitjen e librit, por për t’i prezantuar botimet e SHB “Beqir Musliu”, për më tepër për t’iu bashkangjitur këtij manifestimi për mërgimtarët, për t’i nderuar ata edhe në këtë mënyrë, sepse, nga një ekzemplarë i këtyre botimeve do t’u jepet gratis mërgimtarëve dhe nëse eventualisht ka ndonjë interesim për të blerë më shumë libra, atëherë librat e ekspozuar mund edhe të shiten me një zbritje prej 20 për qind.

Përndryshe, librat në kuadër të kësja ekspozite do të ekspozohen edhe në dy ditët tjera prej orës 17:00, për disa orë, ku dashamirët e librit do të kenë mundësi ta vizitojnë këtë ekspozitë, por edhe muzeun etnologjik.

 

You Might Also Like