Bujqësi

Komuna e Vitisë dhe IADK kanë shpërndarë 8 motokultivatorë për fermerët vitias

Komuna e Vitisë dhe IADK kanë shpërndarë 8 motokultivatorë për fermerët vitias

Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me organizatën IADK, sot në Viti janë shpërndarë 8 motokultivatorë frezë për fermerët vitias.
Me këtë rast në ceremoninë e dorëzimit ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti dhe përfaqësues të organizatës IADK dhe të tjerë.
Kryetari Haliti, i ka përgëzuar fermerët përfitues për këto pajisje bujqësore duke potencuar se komuna e Vitisë me partnerët e saj ka qenë është dhe mbetet e përkushtuar që të ju dal në krah të gjithë fermerëve vitias në të gjithë sektorët bujqësor.

“Dua të përgëzoj përfituesit e këtyre pajisjeve bujqësore, natyrisht se ne mbesim të përkushtuar në realizimin e shumë projekteve në fushën e bujqësisë dhe sektorëve bujqësorë si në perimtari, pemëtari, blegtori e sfera të tjera. Gjithashtu dua ta falënderoj organizatën Iniciativa për Zhvillim e Bujqësisë së Kosovës IADK dhe bashke financuesin nga Gjermania”, u shpreh Kryetari Haliti.

E Arlinda Sahiti, ka theksuar se këto motokultivatorë frezë janë në kuadër të bashkëpunimit të komunës me IADK-në konkretisht të projektit “ Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës, dhe janë bashkëfinancim i organizatës gjermane “ Brot für die Welt” nga Gjermania.Përndryshe këta fermerë janë përfitues të pakos mbështetëse me serrë, sistem të ujitjes dhe fidane.Aziz Zuka

You Might Also Like