Në natën e madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, sot vizituam Bashkësinë Islame në Gjilan
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot u mirëpritëm nga kryetari i Bashkësisë Islame Naim Aliu dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie fetare, Agim Hyseni dhe Ilaz Mustafa
Kontributi i Bashkësisë Islame ka qenë gjithmonë i lartë, në shërbim dhe dobi të qytetarëve tanë. I falenderuam për krejt angazhimet dhe punën e jashtëzakonshme ndaj kujdesit edhe për familjet në nevojë.
Veprat e mira të tyre, i kanë inkurajuar të gjithë bamirësit që edhe më tepër të solidarizohen ndaj atyre që kanë vështirësi ekonomike-sociale.
Bashkëpunimi ynë si PDK dhe Bashkësisë Islame në Gjilan ka qenë përherë në nivelin e lartë, do të vazhdojmë të përkrahim çdo projekt që i shërben nevojave të Bashkësisë Islame. U zotuam që projektin e ndërtimit të objektit të ri për Bashkësinë Islame, do ta përkrahim dhe mbështesim që të realizohet sipas kërkesë dhe planifikimit të tyre. Poashtu edhe për problemin e varrezave të qytetit do të angazhohemi që ti bëjmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.
E shfrytëzoj rastin që në emër të degës së PDK-së, të gjithë besimtarëve mysliman të ju urojmë muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim sa më të lehtë dhe të pranuar. Me anë të agjërimit ne mësojmë se si ti vlerësojmë të mirat e shumta që na vijnë prej All-llahut, dhe të jemi falënderues për to.
E lusim All-llahun fuqi-plotë që të na udhëzojë në çdo vepër të mirë, të na ndihmojë, dhe të na shpërblejë në ahiret me shpërblimet e tija më të çmueshme.