Trajneri i Lirisë, Agron Beseni, është ndarë i kënaqur me një pikë që e ka fituar ekipi i tij në ballfaqim me Gjilanin.
“Për neve është një pikë shumë e madhe, ngase javën e kaluar pësuam në shtepi nga Besa. Unë i përgëzoj djelmoshat tanë për angazhimin dhe vetëm kështu mbrohen ngjyrat e klubit. Edhe pse luajtëm 73 minuta me një lojtar më shumë në fushë nuk ia dolëm t’a dënojmë ekipin vendas”, ka thënë Agron Beseni./Kryelajmi/.