Gjilan

Ramush Haradinaj dhe kryetari i AAK-së në Gjermani Ukë Blakaj, vizitojnë qytetin e Gjilanit

 Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka vizituar qytetin e Gjilanit ku është pritur nga kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica. Në këtë tryezë të bisedimeve ishin edhe shumë deputetë ku u shpalosën zhvillimet politike në vend. Haradinaj menjëherë është takuar me strukturat e partisë së tij pas takimit që kishte me kryeministrin Albin Kurtin, i cili ishte i vetmi nga opozita që është shprehur në gadishmëri të takohet për të mirën e vendit. Në tryezën e bisedimeve u shpalosën problemet me të cilat po ballafaqohet qyteti i Gjilanit, u bisedua rreth projekteve të inicuara nga ish-qeveria Haradinaj për Gjilanin dhe ngecjen e tyre, që një pjesë kanë filluar e janë ndërprerë e një pjesë e tyre nuk kanë filluar fare, siq janë: Autostrada, impijanti i ujrave të zeza, asfaltimi i rrugëve në dalje të Gjilanit në drejtim të Bunarit të Përlepnicës si dhe problemet për ujin e pijshëm e shumë stagnime të tjera nga ana e qeverisë Kurti. Në këtë mes ishte edhe kryetari i AAK-së, dega në Gjermani, Ukë Blakaj, i cili me shumë suksese po e udhëheqë këtë degë në Gjermani duke arritur rezultate kulminante. Të pranishëm ishin edhe deputetët të Parlamentit të Kosovës nga AAK, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, e Shemsedin Dreshaj. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe afaristi i njohur nga Gjilani nga kompania ‘Kroni GmbH’, Ilmi Mustafa.

You Might Also Like