Gjilan

Kryetari Hyseni: Po e përmbyllim vitin edhe me 7 përfitues të tjerë nga Fondi i Ekselencës

Kryetari Hyseni: Po e përmbyllim vitin edhe me 7 përfitues të tjerë nga Fondi i Ekselencës

Gjilan, 23 dhjetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se vitin 2022 po e përmbyll me shtatë përfitues të tjerë nga Fondi i Ekselencës.

Ai ka thënë se në total prej 25 mijë euro Komuna ka shpërndarë fonde të ekselencës për vitin 2022 për nxënësit dhe studentët e shkëlqyer të Gjilanit.

“Me shumë kënaqësi këtë vit po e përmbyllim edhe me 7 përfitues të tjerë të fushave të ndryshme që ndjekin studimet jashtë vendit, fitues të vendeve të I-ra në garat ndërkombëtare të shkencave të matematikës, sportit e muzikës. Arritjet e tyre na japin shkas të rrisim përkrahjen financiare për ta. Mezi pres që përvojën e fituar jashtë shtetit ta përkthejnë në kontribut për zhvillimin e vendit, e në veçanti qytetit.  Gjithmonë në mbështetje të ekselencës!”, është shprehur kryetari i Gjilanit.

You Might Also Like