Gjilan

Dega e LDK-së në Gjilan ngushëllon familjen Ismajli

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z.Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ismaili, me rastin e ndarjes nga jeta të Dr.Ukshin Ismaili.
“E nderuar familje Ismaili,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Dr. Ukshin Ismaili.
Ikja e Ukshinit është një humbje e madhe për gjithë familjen, për mua personalisht, por edhe për qytetin e Gjilanit, pasi humbëm një doktor shembull, një profesionist të përkushtuar dhe një njeri që me punën, dinjitetin dhe vlerat e tij njerëzore la gjurmë te të gjithë ata që e njohën.
Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje për miqësinë tonë, për karakterin e tij dhe për kontributin e çmuar profesional e njerëzor. Njerëzit si Ukshini lënë pas jo vetëm kujtime të paharrueshme, por edhe një shembull që do të jetojë gjatë në kujtesën e qytetit tonë.
Në këto çaste të rënda dhimbjeje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për këtë humbje.
U prehtë në paqe, Dr. Ukshin Ismaili!”

You Might Also Like