Së bashku me shokët Selamin dhe Dushin, organizuam një aktivitet për t’i rregulluar disa shporta për mbeturina në Parkun e lagjes Dardania!
Këto shporta kanë qenë aty edhe më herët, por me kalimin e kohës janë dëmtuar nga disa persona. Prandaj, vendosëm që t’i rregullojmë dhe t’i kthejmë në gjendje të mirë, në mënyrë që të jenë përsëri në shërbim të qytetarëve.
Në ndihmë na dolën kompanitë Mehuka, Metal Xoni dhe BITI COM. I falënderojmë të gjithë për ndihmën dhe përkrahjen. Është mirë kur bëhemi bashkë dhe japim secili nga pak për vendin tonë.
Një lutje për të gjithë qytetarët: Të kujdesemi pak më shumë për ambientin dhe gjërat që i kemi të përbashkëta. Të mos i dëmtojmë shportat, parqet dhe hapësirat publike, sepse janë në shërbim të të gjithëve dhe duhet t’i ruajmë të gjithë.
Bashkë mund të bëjmë shumë për lagjen dhe qytetin tonë!





