Minuta 5 pas një shpërthimi të Elton Cale nga e majta, Mevlan Zeka në brendi u mundua që me thembër të shënojë në portën e Malishevës, por topi u bllokua. Dy minuta më pas, Solomon ma aksion vetjak shkoi para dhe gjuajti nga largësia, por topi shkoi skaj pingules së djathtë.
Në minutën 17, pas një harkimi të Mustafës nga e majta, Sobovale ka shënuar me kokë, kurse gjyqtari anësor ngriti flamurin lart duke sinjalizuar pozitë jashtë loje, por pas intervenimit të VAR-it, goli u pranua dhe ishte 0:1.
Në minutën 28 pas një ndërhyrje të palejueshme të Pirajt në Hoxhën, gjyqtari Dardan Çaka dha penalti. Albert Dabiqaj gjuajti fort në pjesën e epërme të djathtë, ku u hodh edhe portieri Gashi, por nuk arriti t’a ndal topin. Me rezultatin e barabartë 1:1 është mbyllur pjesa e parë.
Në minutën 53, Elton Cale ishte në pozitë të mirë, por pak anash, andaj gjuajtj e tij përfundoi mbi portën e Gashit. Në minutën 61, Cale harkoi për mrekulli, Zeka gjuajti me kokë, por topi shkoi jashtë.
Në minutën 64, pas një gabimi të mbrojtësit të majtë të Gjilanit dhe harkimit në brendi, ku nuk gjet mirë as portieri Koliqi, Tolaj topin e dëbuar e futi në rrjetë për rezultatin 1:2. Në minutën 76, Hazrollaj i Malishevës qëlloi shtyllën e Gjilanit. Në minutën 78, Cale pasi u fut në brendi u pengua nga Vitia dhe gjyqtari Çaka sërish dha penalti për Gjilanin. Tashti për Gjilanin gjuajti Mevlan Zeka, i cili shënoi me të dytën, pasi gjuajtjen e tij e priti Gashi, kurse në topin e dëbuar ishte Zeka që nga afërsia futi topin në rrjetë për 2:2. Në minutën 84 Redon Ismajli gjuajti nga një pozitë ballore, por priti portieri Gashi. Gjilani ka shënuar krejt në fund në minutën 93, kur pasa shpërthimit të Halilit nga majta dhe harkimit në brendi Zeka qëlloi me kokë dhe futi topin në këndin e djathtë të epërm, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli është anuluar dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.