Futboll

Ja kur dhe ku zhvillohet ndeshja Drita – Llapi

Kryendeshja e kësaj jave, që i përket xhiros së njëzetë, ajo ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe Llapit nga Podujeva do të zhvillohet këtë të shtunë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ekipi bardh e kaltër, i cili si zakonisht para ndeshjes pritet që të organizojë një konferencë shtypi me gazetarë.

Para javë së XX, Drita është e para në tabelë, para Ballkanit dhe Gjilanit, që ndajnë pozitat 2 dhe 3, derisa Llapi është në pozitën e katërt.

You Might Also Like