KRONIKË E ZEZË

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Gjilan, 21 shkurt 2023Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 21.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar dy persona R.B. (1996) dhe E.S. (1989).

I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj veprat penale ,,Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej një (1) vit e njëzet (20) ditë për veprën penale ,,Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’’.

Pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like