KRONIKË E ZEZË

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan, 18 tetor 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 18.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.R. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë me dënim burgimi prej një (1) viti për veprat penale ‘’Sulm seksual’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like