Futbollisti i Gjilanit, Theophilus Solomon, është liruar nga burgu dje, pasi për tre muaj ishte i arrestuar në Tiranë, mbi dyshimet se kishte rrahur një grua sa luante në kampionatin shqiptar.
Ai me të dalë nga burgu ka reaguar me anë të një videomesazhi, duke treguar keqardhjen e tij me rastin e ndodhur.
Solomon i cili luajti gjatë viteve 2019-2021 në Partizan të Tiranës, në kohën kur dyshohej se kishte kryer dhunë ndaj një gruaje, tashmë është i gatshëm për të ndihmuar Gjilanin, drejt qëllimit, që është Evropa.
Skifterët nesër zhvillojnë xhiron e fundit të Superligës së Kosovës, ndaj Kampionit Ballkanit, ku me fitore do të siguronte një vend për në gara evropiane, teksa më 5 qershor ata do të takohen në finale të Kupës së Kosovës me Prishtinën.
27-vjeçari me shumë gjasë do të jetë pjesë e skuadrës në këto dy ndeshje të fundit të sezonit edhe pse nuk dihet se si qëndron me formën e tij fizike.