Portieri kroat Marjan Ćorić edhe zyrtarisht është pjesë e SC Gjilanit. i lindur në vitin 1995 në Qaplinë të Bosnës dhe Hercegovinës, Ćorić së fundi kishte qenë pjesë e Llapit të Podujevës, kurse gjatë karrierës së tij ai kishte ruajtur portën e ekipeve të njohura si Spezia dhe Parma në Itali, Istra 1961, Kustoshja, Palanga, Uljanik Pula, TEC, Opatija në Kroaci dhe Llapi në Kosovë.
Gjilani ka kohë që nuk ishte rehatuar me portierë, që nga largimi i Enea Koliqit e më pas ishin larguar edhe Aridon Bllaca, Kenan Haxhihmaza e së fundi edhe Kolaj dhe Laroshi. /kryelajmi.com/.




