Anëtari i ri Superligës së Kosovës në Futboll, Liria e Prizrenit, këtë të shtunë në fushë të vet do të pret nënkampionen e Kosovës, Dritën nga Gjilani, në ndeshjen që do të zhvillohet në Stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, i cili do të jetë sërish i mbushur me shikues.
Kjo ndeshje i përket xhiros së dytë të kampionatit 2023/2024 e në ndeshjen e parë Liria kishte humbur në fushë të vet nga Ballkani me rezultat 0:1, ndërkohë që Drita në fushë të vet e kishte mposhtur Llapin me rezultat 2:0.
Në bazë të shortit është vendosur që këtë ndeshje ta drejtojë gjyqtari kryesor Alban Shala.
E shtunë, 17:00 | Liria – Drita, gjyqtar kryesor: (Alban Shala), asistentët (Arbnor Bullatovci, Gëzim Mehmeti), gjyqtari i katërt (Isak Ceroviku), VAR (Bardh Ajeti), A-VAR (Drilon Rexhepi)
Kryelajmi.com