Futboll

Shala: Më vjen keq që morëm gol në atë mënyrë

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala pas humbjes 1:0 ndaj Dritës ka theksuar: 

“E kemi ditur se loja e Dritës bazohet nga krahët, me harkime. Ne u fokusuam në mbrojtje dhe ashtu pësuam gol. Jemi përgatitur një javë të tërë dhe më vjen keq që morëm gol në atë mënyrë. Drita krijoi raste të tjera më të mira, ndërsa na mposhti me një gol nga pozita për të cilat kishim stërvitur. Nuk jam i kënaqur me lojën. Shpresoj të përmirësohemi dhe të vazhdojmë tutje. Pranuam gol kur më së paku pritej.”

You Might Also Like