ARSIMI

Shkolla e Mesme e Ultë “Mulla Idris Gjilani” fillon aktivitetet për nder të 28 nëntorit

Në respekt dhe shënim të ngjarjes më të rëndësishme të Historisë së Popullit Shqiptar, 28 nëntorit, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla e Mesme e Ultë “Mulla Idris Gjilani” , në theks, aktivi i fushës Shoqëria dhe mjedisi, organizoi një ligjëratë kushtuar 28 nëntorit.

Ligjërues ishte Mr. Ilir Vokshi, profesor në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” – Gjilan. Tema dhe trajtimi ishte aq brilant sa që, ngjalli interesim të madh tek nxënësit, tek pjesa, pyetje dhe përgjigje! Gjithashtu, kjo ligjëratë u mbajt për të përkujtuar edhe faktin se, po në të njëjtën datë, në natën e 22-23 nëntor të vitit 1949, ishte arrestuar Mulla Idris Gjilani, nga forcat serbe, e i cili pas tre ditëve, më 26 nëntor ishte vrarë.

mr. sc Zaim Zymeri, profesor i historisë

You Might Also Like