Sipas Thirrjes publike për të lexuar në Orën e madhe letrare ku garohet për Çmimin letrar “Pena e Flakës”, si pjesë e pandashme e Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, të datës 29 dhjetor 2023 e që u mbyll me 20 janar 2024, Juria profesionale për dhënien e këtij Çmimi ( emrat e të cilëve do të bëhen publikë me 31 janar 2024 ) , nga gjithsejt 30 poezitë konkuruese, ka zgjedhur për lexim, dhe që vazhdojnë garën për Çmimin e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës” 2024, janë :
Alketë Spahiu – Dialog me fustanat
Arsim Halili – Stinëve të trembura në mjegull
Diella Çitaku – Zhveshja e ditës
Dhimitër Pojanaku – Dëbora e burgosur
Elesa Halimi – Kosovë, toka ime e bukur
Emrah Bilalli – Gjysma e asaj që nuk jemi
Erdonitë Hebibi –Adi me më dasht
Farida Ramadani – Botë me dhimbje
Ibush Vishi – I ngritur me yje
Kasam Shaqirvela – Plagëve të atdheut
Melos Selmani – Për ty Gjilan
Mirjetë Berisha – Eja si serenadë
Naime Beqiraj – Si nanë e bi’ rreth qafe
Nurie Baduni – Duet i heshtur
Preng Maca – Zogjtë
Ramë Oraca – Arka e drunjtë
Selvete Abdullahu – Paqja e vonuar
Shqipe Hasani – E bekuar grua
Shyrete Demaj – Ku flenë perënditë
Zanë Mali – Derisa t’jetosh në mua
Ora e madhe e pjesës letrare të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, mbahet më 31 janar 2024, ora 14:00, në Bibliotekën e qytetit “Fan S.Noli” në Gjilan dhe, moderohet nga poetja gjilanase, Kaltrinë Berisha.
Pas leximit të poezive, fillimisht shpallen rezultatet e konkursit anonim letrar, për poezi e tregim të shkurtër si dhe shpallet poezia më e mirë e kësaj ore poetike.
Fituesi i Çmimit për poezinë më të mirë të Orës së madhe letrare, “Pena e Flakës” nderohet me plaketën e Manifestimit në Mbrëmjen përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit”, e cila mbahet në orën 17:00, në hapësirat e Res. “Vali Ranç”, në preiferi të Gjilanit.
Ndërsa, për fituesit e konkursit anonim letrar të “Flakës së Janarit”, pas dëshmimit të autorësisë, do të organizohet më vonë një ceremoni e veçantë.