Futboll

Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, zyrtarisht te LNZ Cherkasy i Ukrainës

Klubi ukrainas, LNZ Cherkasy ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e dyshes së Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu.

Dyshja e Dritës, Jashari dhe Salihu do ta vazhdojnë karrierën e tyre në Superligën e Ukrainës.

Është vet klubi ukrainas, LNZ Cherkasy, i cili ka konfirmuar transferimin e tyre me anë të faqes zyrtare.

“Muharrem Jashari ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, thuhet në njoftimin e tyre për mesfushorin mitrovicas.

You Might Also Like