Gjilan

Përfaqësues të projektit Kujdesi Shëndetësor Cilësor i Qasshëm vizitojnë Komunën e Gjilanit

Gjilan, 5 mars 2024 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, kanë pritur në takim përfaqësues të projektit Kujdesi Shëndetësor  Cilësor i Qasshëm, projekt ky që mbështetet nga qeveria zvicerane.

Në emër të kryetarit Hyseni, nënkryetarja Morina Bunjaku ka falënderuar përfaqësuesit e AQH-së për vizitën, lidhur me projektin e kujdesit shëndëtsor mes komunitetit, menaxhmentit dhe stafit të kujdesit parësor shëndetësor.

Ajo ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkushtimin e Komunës, derisa kanë marrë përkrahjen e  përfaqësuesve të Kujdesit Shëndetësor Cilësor të Qasshëm për këtë projekt të rëndësishëm. ​

You Might Also Like