Futboll

Iljasa Zulfiu është lojtari i ri i FC Drita

Klubi  FC DRITA  ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu 26 vjeq i cili është nga Lugina e Preshevës.

Zulfiu vjen nga kampionati i Kazakistanit ku ishte pjesë e ekipit të Zhenis Astana.
Zulfiu para se të transferohej në Zhenis Astana ishte pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Dukagjini, Malisheva dhe Flamurtari gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit të Laçit në superioren shqiptare.

Iljasai ka nënshkruar kontratë tre vjeqare dhe do të jetë pjesë e klubit deri 2027.

You Might Also Like