OPINION

VDEKJA ËSHTË AKTI I FUNDIT

Shkruan: Shefik Shkodra, prof.

IN MEMORIAM

VDEKJA ËSHTË AKTI I FUNDIT

Me rastin e shkuarjen në amshim të prof.  Nazmi  Musës. Një përkujtim për kohën që ikë për çdo ditë, për çdo çast. Ne harrohemi në vetvete. Dhe harrohemi përgjithmonë edhe prej njëri-tjetrit. Kështu është kjo e përgjithmonshme dhe për të gjithë!

Ik koha, ik dhe njeriu dhe nuk kthehet më nga ajo rrugë. Ajo rrugë është fundi i garantuar për çdo kënd. Askush nuk ka mundur dhe nuk do të mund t’i shmanget. Harrojmë në jetën e përditshme se, duhet të na mbetet një “fjalë e mirë”, një qeshje që do të ishte përshëndetje për mikun, gëzim i përkohshëm, po me shëndet. Një komunikim njerëzish intelektualë. Si në takimet me Nazmiun edhe në rrugë:

– Hë! Ku je? Kur të shoh ty më vjen të qeshem, nuk përmbahem. E di?

– Po. Edhe mua ashtu po më vjen një gaz, s’di!

Kësaj gjenerate i ra pak më shumë të vuajë e të përjetojë shumëçka, që nuk do të ishte e besueshme për një gjeneratë që po vjen dhe që do të vijë. Nazmi, tash nuk dëgjon, dialogu është i kotë. Edhe vaji, edhe gazi, s’kanë ndonjë domethënie më për ty. Po më vjen keq, që kohëve të fundit, shumë pak jemi pa. Sepse ndoshta ti e ke pasur zorin tënd. Por, dua t’ua përkujtoj edhe të tjerëve se, na mbeti një shenjë respekti të ndërsjellë, përgjatë rasteve sa ishim në kontakt në përditshmërinë me Nazmiun, si koleg pune në arsim, si mik dhe si intelektual për bisedë “pa dorëza”.

Duhet të falënderohemi për veprën tënde, një angazhim të pandërprerë, njëherë për arsimin, por edhe për aktivitetet tjera politike, gjithnjë për lirinë dhe ndërtimin e Kosovës shtet. Kjo që ke bërë në mundësitë tua, kontributin e pakursyer në gjenerata të reja, nuk do të fshihet nga faqet e historisë kombëtare.

Me këtë rast, të gjithë familjarëve dhe kolegëve të Nazmiut, u shprehi ngushëllimet e sinqerta. Dhe të lutemi për shpirtin e Tij!

You Might Also Like