Futboll

Drita me dy mungesa të mëdha ndaj Legias

Drita është nikoqire e Legia Varashavës në kuadër të ndeshjes së kthimit të Play Off-it të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit pësuan humbje në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, ku luajtën 60 minuta me një futbollist më pak pasi Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq.

Mbrojtësi afrikan do të jetë një mungesë e madhe e gjilanasve për takimin e kthimit.

Megjithatë përveç Gomdas te Drita është edhe një tjetër mungesë e madhe.

Gazeta Olle mëson se mesfushori në top formë, Albert Dabiqaj nuk do të ketë drejtë loje.

Dabiqaj ka marrë tre kartonë të verdhë deri më tani dhe është i supsenduar për këtë sfidë.

Një mungesë jashtëzakonisht e madhe për trajnerin Zekirija Ramadani, megjithatë te Drita janë të vendosur për përmbysje. /Gazeta Olle/

You Might Also Like