Me afrimin e mesit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në Futboll, duket se talentet nga akademia e SC Gjilani kanë filluar të luajnë një rol të rëndësishëm për ekipin e tyre. Njëri prej tyre është mbrojtësi Eugen Ramadani, i cili pos në ndeshje kampionale edhe në miqësoren ndaj Bashkimit të Kumanovës regjistroi një paraqitje pozitive në fitoren 3-0 të ekipit të tij.
Ramadani, i cili është në vitin e tij të parë të kontratës profesionale me SC Gjilanin po kalon një formë shumë të mirë. Duket se me vazhdimin e kohës, Ramadani vetëm se po bëhet lojtar më i kompletuar. “Skifterët” me të vërtetë kanë një super-yll në duart e tyre. /kryelajmi.com/.





