Futboll

Sabit Bilali: Kemi marrë shumë vetëbesim pas ndeshjes së fundit

Sabit Bilali është paraqitur në konferencën për shtyp për të folur në lidhje me përgatitjet dhe pritshmëritë e skuadrës para ndeshjes kampionale ndaj FC Malishevës.

Mesfushori i gjilanasve është shprehur optimist para këtij dueli, derisa ka theksuar se ekipi ka marrë shumë vetëbesim pas fitores së realizuar në xhiron paraprake ndaj Feronikeli ’74.

“Ekipi është i përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kemi parë mënyrën se si luan kundërshtari dhe kemi punuar për mënyrën se si do të luajmë ne. E dijmë që përballë kemi një kundërshtar të vështirë, por ne jemi të përgatitur dhe shpresojmë që do të marrim tre pikët”, potencoi fillimisht Bilali.

“Kemi fituar më shumë vetëbesim nga fitorja e ndeshjes së fundit dhe kjo është shumë pozitive brenda dhomave të zhveshjes. Synojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e radhës”, shtoi ndër të tjerash ai.

27 vjeçari i cili realizoi gol në sfidën e fundit kampionale theksoi se e rëndësishme është të shënoj ekipi dhe të fitoj, para se të shikon objektivin personal.

“E rëndësishme është të shënoj ekipi dhe të fitoj ekipi, ka pak rëndësi nëse shënoj unë, apo asistoj. Unë do të jem gjithmonë në shërbim të ekipit”, përfundoi Bilali.

Ballafaqimi ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit zhvillohet të dielen më 22 Shtator nga ora 15.00. Stadiumi “Liman Gegaj” do jetë arenë takimi ndërmjet dy skuadrave.

You Might Also Like