Futboll

Jep dorëheqje Sallah Sherifi, kryetrajner i KF Kika

 

 

Sallah Sherifi, kryetrajner i KF Kika ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga klubi hogoshtas, që luan në Ligën e Parë të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetrajneri i KF Kika, i cili kishte marrë drejtimin para fillimit të këtij kampionati.

Dorëheqja ka ardhur pas humbjes që sot ekipi i Kikës e ka pësuar nga KF Ramiz Sadiku i Prishtinës me rezultat 0:2. Në këtë kampionat Sallah Sherifi, me ekipin e tij që e ka udhëhequr ka patur një fitore, 2 barazime dhe tri humbje. KF KIka për momentin në Ligën e Parë – Grupi B radhitet në pozitën e 8 me 5 pikë të tubuara.

Sallah Sherifi më herët ishte edhe kryetrajner dhe drejtor i SC Gjilani, derisa sukses të madh kishte treguar edhe me Vllazninë e Pozharanit, të cilën për herë të parë në historikun e saj e kishte inkuadruar në Superligën e Kosovës në Futboll. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like