Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë muajit shtator ka ngritur 14 aktakuza për dhunë në familje

 

Gjilan, 1 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit shtator 2024 ka pranuar njëzetepesë (25) kallëzime penale ndaj njëzeteshtatë (27) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),

 

Nga këto raste të pranuara njëzetedy (22) viktima janë të gjinisë femërore, ndërsa, pesë (5) viktima të gjinisë mashkullore.

 

Gjatë këtij muaji nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Gjilan janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, ndaj katërmbëdhjetë (14) personave, për këto raste penale.

You Might Also Like