OPINION

“Rrugëtimi” i rrugës Verbicë – Malishëvë!

Përkundër vonesave dhe thashethëmeve të panevojshme e të paqëndrueshme, asfaltimi i rrugës: Verbicë – Malishevë, as sivjet nuk do të realizohej, madje as që ishte planifikuar në buxhetin e këtij viti (viti i tretë i mandatit qeverisës të VV-së në Gjilan)!
Por, falë PDK-së Dega në Gjilan, e cila, nëpërmjet Grupit të Këshilltarëve të saj në Kuvendin Komunal në Gjilan, në seancën e Kuvendit Komunal, më 29 tetor 2023, miratimin e projeksionit buxhetor për vitin fiskal 2024, e kushtëzoi me futjen e disa projekteve kapitale, në mesin e të cilave ishte edhe vazhdimi, respektivisht, projekti i asfaltimit të rrugës (rajonale) Verbicë – Malishevë.
Shih për këtë, më 02.10.2024, në një debat televiziv në «TëVë1», edhe vet kryetari I Komunës, z. Alban Hyseni, e pranoi duke e përmendur, në mënyrë të përgjithësuar; si kërkesa të opozitës, për miratimin e project-buxhetit për këtë vit.
Duhet sqaruar se, edhe banorët e kësaj ane, e dinë mirëfilli madje, deri pas luftës kjo rrugë (edhe për këmbësorë, madje ishte e vështirë të kalohej) ishte pothuajse e pakalueshme. Mirëpo (me iniciativën time), përmes një projekti investiv të mbështetur nga KFOR-it (amerikan), në vitin 2000, kjo rrugë për herë parë hapet nga banorët e Verbicës, shtrohet me material rrethanor, duke e bërë të kalueshme edhe për automjete.
Më vonë, me ardhjen në pushtet të PDK-së (2008/2013), ky projekt, duke qenë prioritet i qeverisjes së PDK-së, gjatë këtij mandati qeverisës, me z.Qemajl Mustafa, kryetar komune, në vitin 2010, realizohen punimet deri në fazën përgatitore për asfaltim, e që fatkeqësisht, në mungesë të buxhetit, ky projekt ngecë së finalizuari.
Në mungesë të një vullnetit politik, edhe përkundër insistimit tim si këshilltar komunal, projekti nuk finalizohet as në dy mandatet qeverisëse të LDK-së (2013/2021), me z.Lutfi Haziri, kryetar komune, ndonëse vlerësohej si projekt i rëndësishëm strategjik për komunë tonë.
Sidoqoftë, duke i ururar banorët e Verbicës (së Kmetocit) Malishevës dhe të fshatrave përrreth që gravitojnë në këtë aks rrugor, ne jemi falënderues ndaj të gjithë akterëve komunal, të cilët bënë që odisejada e kësaj rruge të merr fund.
Shefik Surdulli / ish zëdhënës i Komunës dhe këshilltar komunal/

You Might Also Like