Viti

Vizitë e nxënësve në Stacionin Policor në Viti

Gjilan, 22 tetor 2024

Sot me datën 22.10.2024 stafi komandues i Stacionit Policor në Viti kanë pritur në vizitë nxënës të klasës së II-të të shkollës fillore ‘’28 Nëntori’’ në fshatin Verban të komunë së Vitisë të shoqëruar nga mësuesja e tyre.

Pritja e nxënësve përpos tjerash ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të thekuar lidhjen e ngushtë dhe shembulli i angazhimit të Policisë së Kosovës për të vazhduar marrëdhëniet e forta dhe të besueshme ndërmjet policisë dhe fëmijëve.

Gjatë kësaj vizite nxënësit patën mundësinë të takohen me pjesëtaret e policisë, të shohin nga afër pajisjet dhe mjetet që përdorën në punën e përditshme policore, të njoftohen me punën policore e me theks të veçantë të njoftohen për rregullat themelore në komunikacion rrugor.

You Might Also Like