Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot në Viti, ka marrë pjesë në një diskutim të hapur me temën “Menaxhimi i migracionit,” që u organizua nga Shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ). Ky aktivitet, i cili mblodhi përfaqësues nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal, u fokusua në trajtimin e çështjeve të migracionit të parregullt dhe të rregullt. Me këtë rast zv.kryetari Aliu, ka mbajtur një fjalë rasti ku e konsideroj si shumë të rëndësishme këtë temë që është zhvilluar sot me mekanizmat relevant. Ai tha se ky takim mund të lehtësojë bashkëpunimin në trajtimin e kësaj çështjeje.
Ndërkaq Liridon Neziri nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës foli për angazhimin e nivelit qëndror me atë lokal duke bërë me dije se Vitia për shkak të hapësirës gjeografike nuk është prekur shumë nga migrimi i pa rregullt. Arsyet kryesore të migrimit tha ai cilësohen kushtet e punës, mirëqenia sociale dhe paga duke mos përjashtuar edhe për bashkimi familjar.
Në këtë takim fjalë rasti mbajtën edhe personat e dhe zyrtarë të tjerë si nga policia, qendra për punë sociale, punësimit etj.
Gjatë sesionit të parë, u prezantua një pasqyrë mbi migrimin e parregullt, duke përfshirë analizën e shkaqeve dhe pasojave të tij, si dhe raportin analitik për këtë fenomen. Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen institucionet në adresimin e këtij fenomeni. Ndërsa në pjesën e dytë u diskutua për politikën dhe strategjinë për migrimin e parregullt, ku u prezantuan raste suksesi dhe praktikat më të mira. Diskutimi përfundoi me një pasqyrë mbi migrimin e rregullt, duke analizuar shkaqet dhe pasojat e tij, si dhe sfidat e lidhura. Bëhet me dije se qëllimi i këtij diskutimi ishte ndër tjerash shkëmbimi i ideve dhe për përmirësimin e strategjive për menaxhimin e migracionit në nivel lokal dhe qendror.Aziz Zuka