Forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal, praktikat aktuale dhe iniciativat e ardhshme, ishte tema e konferencës së organizuar nga OSBE-ja në Gjilan.
Igli Totozani, drejtori OSBE-së në rajonin e Gjilanit, tha se ky diskutim është një ngjarje e veçantë dhe ka për synim rritjen e bashkëpunimit ndërkomunal.
Sipas tij, kjo nismë e rëndësishme e bënë më të lehtë bashkëpunimin mes komunave në realizimim e projekteve për qytetarët.
Misioni i OSBE-së, po i ndihmon komunat për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre që t’i japin një kahje më të mirë mbështetjes së tyre të mundshme.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tregoi se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunat përreth.
“Kemi nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Ranillugut dhe atë të Parteshit për realizimin e disa projekteve të përbashkëta në të mirën e qytetarëve tanë”, tha Morina Bunjaku.
Ajo tregoi se edhe me Konunën e Vitisë e Kamenicës kanë nënshkrusr marëveshjen e bashkëpunimit për përkrahje të strehimores “Liria”.
Më tej nënkryetarja e Gjilanit, tregoi se pos bashkëpunimit me komunat brenda vendit kanë bashkëpunim edhe me Iowa-në.
Derisa tregoi se janë të gatshëm për rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit të ri ndërkomunal edhe në fusha tjera për të cilët kanë nevojë qytetarët.
Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave e Komunës së Gjilanit Herolinda Murati-Leka, në suaza të lehtësimit të bashkëpunimit ndërkomunal propozoi krijimin e kodeve dhe linjave buxhetore specifike për financimin e projekteve të propozuara nga komunat për bashkëpunim nderkomunal.
E për rritjen e bashkëpunimit ndërkomunal janë shprehur të gatshëm pëfaqësuesit e të gjitha komunave të rajonit të lindjes.