Gjilan

Gagica: Vdekja e Musli Ukshinit, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi

E nderuara familje Ukshini.

Kolegë, miq e bashkëpunëtor të veprimtarisë arsimore, atdhetare e humaniste të mësuesit Musli Ukshini.

Sot, u ndamë fizikisht nga një njeri i jashtëzakonshëm, që rrezatoi kudo e kurdo sinqeritet e afërsi, përkushtim e entuziazëm.

Vdekja e veteranit të arsimit, Musli Ukshini, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi, të cilit i shërbeu për vite të tëra gjatë gjithë jetës së tij.
Të gjithë bashkë, tani e tutje le të ruajmë në kujtesën tonë ato virtyte që e ndërtuan atë dhe le të provojmë të marrim nga virtytet e tij.

Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore, atdhetare e humaniste të mësuesit Musli Ukshini.

Ngushëllimet më të thella familjes e miqëve për këtë humbje të madhe.

You Might Also Like