Libri

Poezia “Nëse një ditë” e Muhamet Halilit, fituese e konkursit letrar në Kamenicë

“Nëse një ditë” – poezia fituese e konkursit letrar në Kamenicë

NËSE NJË DITË

nëse një ditë ke mall për mua
dēgjoje kếngën që ta kujton ikjen
mbylli sytë dhe më thuaj «të dua»
lejo refrenin tế ta pushojë dhimbjen

dhe kur të më gjesh ritmit të saj
plagët e vjetra mos i trazo
më puth siç puthet një buzë n’vaj
dhe në mrekulli t’lutem beso

nëse nata gjumin s’ta bie
vallëzo vargjeve të poezisë për ty
që shkruar i kam me dritën e yjeve
lutu t’zbres dhe te ti të vij

dhe nëse rrugët na kryqëzohen diku
mos u hesht nga ndjesia e fajit
shpërthe si dikur nën hije të fikut
kur shuanim bashkë afshin e zjarrit

nëse një ditë na bashkon fati
s’ka rëndësi nëse është ëndërr
mos u zgjo se as unë s’do të zgjohem
trupat tanë le t’i peshojë shtrati

Muhamet Halili – (shifra: Këngë për Ty!)

You Might Also Like