Në kuadër të javës së 16-të, klubi ynë FC DRITA do të takohet me FC Dukagjinin, ora 13:00.
Kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se na pret një përballje me një skuadër të motivuar, që gjithmonë kanë qenë të vështira.
“Nesër kemi përballë FC Dukagjinin, një skuadër mjaft cilësore me një trajner karizmatik në ligë. Një ndër skuadrat më të motivuara, gjithmonë kanë qenë të vështira ndeshjet përballë FC Dukagjinit, por mbështetemi te kualiteti jonë, ekipi jonë, te konkurrenca dhe eksperienca e ekipit tim dhe objektivi ynë sikur në çdo takimdo të jenë vetëm tre pikët. Duhet të vrapojmë më tepër se ata, duhet të ‘luftojmë’ më tepër për të arritur fitoren, sepse nuk ka ndeshje të lehta”, ka thënë në fillim të konferencës trajneri ynë, Zekirija Ramadani.
Trajneri Ramadani u pyet edhe për pozitën e parë dhe diferencën në pikë, për çka tha se ajo mund të shkrihet nëse nuk jemi serioz në punë
“E dijmë që jemi me një ecuri mjaft pozitive, por duhet të kujdesemi mos të na kap ndonjë eufori, sepse atëherë do të ishte shumë e dëmshme. Ekipi është i vetëdijshëm që s’ka mbaruar akoma asgjë, diferenca mund të shkrihet shumë shpejt nëse nuk jemi ambicioz, serioz në çdo stërvitje, sepse çfarë do të ndodhte atëherë në ndeshje për ta mbajtur vendin e parë. Shpenzohet shume mund, shumë energji për të dal lider i tabelës, por për ta mbajtur lidershipin dhe vendin e parë gjithçka duhet të dyfishohet”, u përgjigji drejtuesi i DRITËS.
Ramadani thekson se nuk ka eufori në ekip apo te asnjë futbollist dhe ajo që na duhet tani është qetësia dhe vetëbesimi.
“Duhet të jemi me mjaft vetëbesim se e kemi diferencën, por në ekip nuk ka komoditet apo eufori. Komoditeti në këto momente do të ishte shumë i dëmshëm. Qetësi po, vetëbesim po, kto janë armë shumë të forta. Këto rezultate pozitive duhet t’i shfrytëzojmë vetëm për të ngritur kualitet tona, për t’i ngritur vetëbesimin dhe asesi për të ngritur ndonjë komoditet. Qetësi po, komoditet asnjëherë!”, përfundoi trajneri, Zekirija Ramadani.
Çdo diskutim, pyetje dhe përgjigjie gjatë konferencës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: