Festina Kurteshi, një lidere e re dhe e motivuar, ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ajo garon me numrin 6 nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila është pjesë e Koalicionit për Familjen në këto zgjedhje parlamentare.
Me një arsimim dhe përvojë të pasur, Festina përfaqëson frymën e re të politikës në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Geneva School of Diplomacy, në Gjenevë, Zvicër, një institucion prestigjioz që përgatit liderët e së ardhmes në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Festina ka mbajtur një praktikë njëvjeçare në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë. Ajo zotëron tri gjuhë të huaja – anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht – një aftësi që e pozicionon si një zë të rëndësishëm në skenën politike dhe diplomatike.
Rrugëtimi si Lidere dhe Aktiviste
• Ish-Kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan (2014-2018). • Kryetare simbolike e Komunës së Gjilanit në moshën 16-vjeçare (2017).
• Kryetare e Klubit të Debatit dhe Aktiviteteve, Kolegji AAB (2021-2022).
• Anëtare e Këshillit Drejtues të AKR-së (2022).
• Kryetare e Forumit të Gruas të AKR-së, Dega Gjilan (2023).
• Ambasadore e studentëve Master, Geneva School of Diplomacy (2023-2024).
• Pjesëmarrëse në trajnime dhe konferenca vendore e ndërkombëtare.
Festina Kurteshi është një e re e motivuar, plot energji dhe vizion, që synon të përfaqësojë me dinjitet grupmoshën e saj në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ajo angazhohet për të mbrojtur interesat e rinisë, për të promovuar vlera të larta familjare dhe për të sjellë një frymë të re në politikën kosovare.
Në këtë garë të rëndësishme, Festina falënderon Presidentin e AKR-së, z. Behgjet Pacolli, dhe degën e AKR-së në Gjilan për mbështetjen dhe besimin e tyre të palëkundur.
Numri juaj është numri 6. Zgjedhni Festina Kurteshin – për një të ardhme me vlera dhe energji të reja!