Gjilan

Vizitë e nxënësve Stacionit Policor Gjilan

Stacionit Policor në Gjilan ka mirëpriti një grup fëmijësh të kopshtit ‘’Integj’’ në Gjilan të shoqëruar nga personel mësimor i këtij kopshti. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen më të afërt të fëmijëve me punën, misionin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve.

Gjatë vizitës, nxënësit u njoftuan me funksionimin e stacionit policor, pajisjet që përdorën nga zyrtarët policorë gjatë punës, si dhe procedurat e ndryshme. Po ashtu, atyre iu shpjegua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Zyrtarët policorë u dhanë nxënësve këshilla të rëndësishme për sigurinë në ambientet shkollore dhe në komunitet, duke theksuar rolin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt e me këtë rast fëmijët ne shenje respekti dhe falënderimi për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës fëmijët shfaqën kartela të improvizuara policore me fotografi dhe të dhënat e fëmijëve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me të gjitha institucionet arsimore dhe komunitetin në përgjithësi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë dhe respektimit të ligjit.

You Might Also Like