Gjilan, 28 shkurt 2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, së bashku me prokurorin nga Departamenti për Krime të Rënda z. Isuf Sadiku, gjatë ditës së sotme vizituan kampin Bonsteel.
Kryeprokurori Kadriu dhe prokurori Sadiku u pritën nga përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të KFOR-it amerikan, kapiteni z. Ryan Adams, kapitenja znj. Laura Eckstein dhe përfaqësues të tjerë.
Fillimisht kryeprokurori falënderoi të njëjtit për pritjen, pastaj u diskutuan çështje të ndryshme të punës dhe u vlerësua roli i tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në vend.
Gjithashtu, u vlerësua edhe bashkëpunimi i deritanishëm dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.