Gjilan

LDK: Kurti fyen historikun e edukimit dhe arsimimit në Gjilan

 Me rastin e vënies së gurthemelit të një çerdheje të fëmijëve, sot Albin Kurti deklaroi se derisa ka ardhur ai në pushtet nuk ka pasur interesim institucional dhe social për fëmijët e Gjilanit. Me këtë ai hodhi poshtë gjithë angazhimin e shoqërisë dhe institucioneve të Gjilanit për angazhimin dhe interesimin e tyre për një edukim, shëndet dhe mirëqenie të fëmijëve.
 Komisioni për Arsim i LDK-së i kujton Kurtit se kur ka patur edukim parashkollor në Gjilan, ai as gjallë nuk ka qenë. Prandaj, deklaratën e tij e shohim si nënçmuese dhe shumë fyese për gjithë qytetarët dhe historikun e arsimit shqip në qytetin tonë.
 Të fillosh me ndërtimin e një çerdheje dhe të hedhësh poshtë gjithçka, këtë e bënë vetëm një kryeministër demagog, të cilit i intereson vetëm pushteti.
 Arsimi dhe edukimi në Gjilan i ka fillet e veta shumë thellë në historinë tonë, prandaj ky gurthemel që e vendosi ai është një hap shumë i vogël karshi gjithë asaj që është bërë në të kaluarën.
 Ia kujtojmë se qeveria e LDK-së në Gjilan, me kryetar Lutfi Hazirin dhe në bashkëpunim me qeverinë amerikane ka realizuar projektin më të madh në rajon, e pikërisht kjo në lagjen më të madhe të qytetit në Dardani në vitin 2018, duke ndërtuar çerdhen më të madhe në Gjilan e cila i ka 140 fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, me 12 edukatore dhe me një kujdes të veçantë ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.
 Po ashtu, Kurtit i kujtojmë se vartësi i tij në Gjilan z. Hyseni Hyseni qe 4 vite nuk ka mund t’i përfundojë punët finale të çerdhes në lagjen Arbëria për të cilën ka hapur konkurs dhe ka pranuar punëtorë, duke i paguar pa filluar ende punën.
Ia kujtojmë, po ashtu, se në Gjilan janë 6 qerdhe për fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, në të cilat janë të përfshirë mbi 600 fëmijë e të cilëve u kushtohet kujdes i veçantë ditor dhe kur kësaj i shtojmë edhe nivelin parashkollor nëpër shkolla lirisht mund t’i themi se kjo që ka bërë sot nuk është as 1% e asaj çfarë ka bërë LDK-ja dhe kryetari i saj Lutfi Haziri, për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve të qytetit tonë të dashur – Gjilanit.

You Might Also Like