Po vazhdojnë investimet në zgjerimin e ndriçimit publik në Komunën e Gjilanit. Tashmë punimet janë duke u realizuar në fshatin Cernicë, ku dhe ku lokalitet do të ketë rreth 4 kilometra ndriçim publik.
Ky projekt i cili po shkon drejt finalizimit, po vlerësohet tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.
Për të parë nga afër punimet të cilat po realizohen në këtë fshat, ka dalë edhe kryetari i Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se realizimi i projektit të ndriçimit publik në fshatin Cernicë, po ecën me sukses të plotë.
“Me një gjatësi prej 4 kilometrash dhe një vlerë investimi prej 130 mijë eurosh, ndriçimi publik krijon një mjedis më të sigurt për të gjithë”, tha kryetari Alban Hyseni.