Gjilan

Kryetari i Gjilanit pret në takim zv. komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, flasin për sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim zëvendës komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën dhe zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – Lindje, nënkolonelin Evan Hessel.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë dhe për rritjen e bashkëpunimit.

I pari i Gjilanit, tregoi se ka prit në takim zëvendës komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, si dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me pjesëtarë të tjerë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

“Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë në komunën tonë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit gjithashtu, shprehu mirënjohjen për donacionin e KFOR-it në krijimin e dhomave të posaçme për fëmijët në Stacionin e Policisë në Gjilan, një kontribut i rëndësishëm për mbështetjen e tyre.

“Falënderoj KFOR-in dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre”, tha kryetari Hyseni.

Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për pranim donacionin për dhomat mike për dhunën në familje dhe të mitur në mes zëvendëskomandantit të Komandës Regjionale – Lindje,
nënkolonelin Evan Hessel dhe drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi.

Pas takimit janë përuruar edhe dhomat mike, investim nga KFOR-i për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

You Might Also Like