Gjilan

Hyseni: Stacioni i Autobusëve në Gjilan, po merr formë më shpejt se që ishte paraparë

Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në ndërtimin e objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan. Tashmë kati përdhes është drejtë përfundimit dhe pritet të vazhdoj ndërtimi i katit të parë.

Për të parë ecurinë e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,  bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin.

“Stacioni i Autobusëve në Gjilan, po merr formë, më shpejt se që ishte paraparë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se njërin ndër projektet më të mëdha që po punojnë është edhe Stacioni i Autobusëve, ku është duke u përgatit pllaka e dytë e betonit e katit përdhese dhe pastaj nderohet edhe kati tjetër.

“Jemi shumë shpejt duke punuar dhe jemi para kohës së planifikuar”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni.

Ky investim kapë vlerën e rreth 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët.

You Might Also Like