Gjilan

Kryetari Hyseni: Atë që s’u bë për 25 vjet, e përfunduam për pak javë

Kanë përfunduar punimet në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, ajo “Adem Jashari” nga Xhamia e Madhe deri të Universiteti i Gjilanit.

Kjo pjesë tanimë ka marr një pamje krejtësisht tjetër, e cila nuk ishte trajtuar për disa dhejtra vjet.

Tanimë kjo pjesë pos rrugës së re ka edhe trotuarin e ri, shënjimin dhe parkingjet, duke ua lehtësuar qytetarëve lëvizjen.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se rruga “Adem Jashari”, një nga rrugët më jetike të qytetit është ritransformuar tërësisht.

“Kjo rrugë, që për vite me radhë ishte lënë pas dore, sot është rikthyer me një pamje moderne dhe infrastrukturë të sigurt për të gjithë. Për Gjilanin që duam, për Gjilanin modern. Atë që s’u bë për 25 vjet, e përfunduam për pak javë”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like