Futboll

Kastriot Selmani arrin marrëveshje me kampionin e Shqipërisë

Mediat në Kosovë dhe Shqipëri kanë hedhur lajmin bombë që futbollsti i FC Drita, Kastrioit Selmani ka arritur marrëveshje me Egnatian, kampione e saposhpallur në Shqipëri, por që asgjë nuk ka zytrare nga klubi bardh e kaltër FC Drita.
Egnatia, skuadra që mbrëmë u shpall kampione e Kategorisë Superiore, ka siguruar përforcimin e radhës për sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Rrogozhina ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Dritës, Kastriot Selmani. Transferimi i ish-futbollistit të Llapit ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit Edlir Tetova, i cili e sheh Selmanin si një element kyç për ndërtimin e skuadrës për aventurën europiane dhe sezonin e ri në elitën shqiptare.
Selmani do të jetë te Drita edhe për dy ndeshjet e fundit të kampionatit në Kosovë, përpara se t’i bashkohet zyrtarisht kampionëve të Shqipërisë.
Ky është një sinjal i qartë nga Egnatia se klubi nuk ka ndërmend të ndalet pas titullit, por synon të ndërtojë një skuadër edhe më të fortë për të ardhmen.

You Might Also Like