Futboll

Aridon Bllaca, portieri që ktheu sigurinë në portën e Gjilanit

Portieri 24-vjeçar Aridon Bllaca po kalon një formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit me Gjilanin. Që prej momentit kur mori vendin e titullarit, ai ka treguar siguri dhe klas me pritjet e tij vendimtare.
Në 9 paraqitje këtë edicion, Bllaca ka arritur të mbajë portën e paprekur në tri ndeshje, duke konfirmuar potencialin e tij si një nga portierët më premtues të kampionatit.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ndonëse mbetet i lirë, është vështirë të besohet se Gjilani do ta lërë të largohet një talent të tillë.

You Might Also Like