Gjilan

Lutfi Haziri: Më gëzuan pa masë sukseset e motrave nga Gjilani, Edonë e Anisë Murseli

 

Çfarë krenarie. Më gëzuan pamasë sukseset e motrave nga Gjilani, Edonë e Anisë Murseli, të cilat diplomuan në Universitetin prestigjioz të SHBA-ve, Yale University, në nivelin master, përkatësisht bachelor.
Anisën, e cila kishte nisur këtë rrugë para katër vitesh, e pata pritur në cilësinë e kryetarit të Gjilanit, duke e prezantuar para qytetarëve si vlerë të madhe tonën në formë motivimi për të rinjtë. Dhe, ju kam thënë, mbajeni mend këtë emër.
Për këtë sukses, urimet më të përzemërta familjes Murseli, arsimtarëve e profesorëve të tyre. Edonë dhe Anisë, jemi krenarë me ju. Shumë suksese tutje!
 

You Might Also Like