Gjilan

Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Bajrami, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Lea Bajramit

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, deputeti Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bajrami, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Lea Bajramit, në Graz të Austrisë.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Degës së LDK-së në Gjilan, shpreh dhimbjen dhe pikëllimin më të thellë për humbjen tragjike të vajzës së re nga fshati Terpezë i Vitisë, e cila humbi jetën si pasojë e një sulmi terrorist në Graz të Austrisë.
Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes së saj, farefisit dhe gjithë komunitetit të Vitisë me ngushëllimet tona më të sinqerta. Humbja e një jete të re dhe të pafajshme në një akt të tillë barbar është tronditje për të gjithë.
Lutemi që drejtësia të vihet në vend dhe autorët e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit z. Haziri.

You Might Also Like