MILAZIM HOXHA – DAJA
Tri ditë pas çlirimit të Gjilanit, plagosja në qytet e ushtarit të UÇK-së Milazim Hoxha – Daja, nga kriminelet e snajperistet serb!
Është i vetmi ushtar i Brigadës 171 “Kadri Zeka”, të ZOK-ut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili edhe pas largimit të ushtrisë dhe policisë pushtuese serbe nga Kosova dhe pas hyrjes së KFOR-it, më 19 Qershor 1999, me gjakun e Tij, nga plumbat që e goditën snajperistët serb, pas çlirimit nga forcat ushtarako-policore serbe e ujiti Qytetin e Gjilanit!
Në Gjilan ndonëse UÇK kishte hyrë fitimtare, megjithatë në qytet kishte pasur kriminel serb të armatosur, që luftonin ne çastet e tyre të fundit të humbjes dhe largimit nga Kosova!
Gjilani ishte i lirë nga forcat ushtarako-policore serbe, por përplot me kriminel serb brenda tij!
Tri ditë pasi kishim hyrë në qytetin e çliruar të Gjilanit, pothuaj në kulmin festës, më 19 Qershor 1999, nga një shtëpi serbe, shtëpi kriminelësh e snajperistësh serb, u gjuajt për vdekje ushtari i UÇK-së Milazim Hoxha, i cili u plagos rëndë me tre plumba, por për fat i shpëtoi vdekjes, falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve të spitalit të Gjilanit dhe të Klinikës Uneversitare në Prishtinë!
Plagosja e ushtarit të UÇK-së Milazim Hoxha-Dajes, ishte pjesë e informatës së ZOK të UÇK-së!
Jetë të gjatë e të lumtur Daja Xim!
Të don nipi Yt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Qershor 2025!