Gjilan

Kryetari Alban Hyseni fundjavën e kalon me artistë

Me artistin e mirënjohur Sislej Xhafa

Kafen e mëngjesit e pimë bashkë me artistin e mirënjohur ndërkombëtar Sislej Xhafa – një zë unik i artit bashkëkohor që e ka përfaqësuar Kosovën dhe rajonin në skenat më prestigjioze të botës.

Në një bashkëbisedim të hapur e frymëzues, folëm për rolin e artit dhe kulturës në shoqëri, për fuqinë e imagjinatës dhe për nevojën që të krijojmë hapësira ku mendimi kritik dhe kreativiteti të mund të rriten lirisht.

Në qendër të diskutimit ishte Kult Qendra – projekti që synon të bëhet zemra kulturore e Gjilanit – si dhe ideja për krijimin e një Instituti të Artit Bashkëkohor, që do t’i japë zë brezave të rinj dhe do ta vendosë Gjilanin në hartën ndërkombëtare të artit dhe krijimtarisë.

Në ekspozitën “Anatomia e dhimbjes” të Gani Bytyçit

“Anatomia e dhimbjes” – ekspozita personale e artistit Gani Bytyçi, e kuruar nga Demush R. Avdimetaj, u hap më 20 qershor në Galerinë e Arteve në Gjilan.

Faleminderit të gjithë artdashësve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë!

You Might Also Like