Gjilan

PDK e Gjilanit me sloganin: “Na duhesh edhe ti – Për një Gjilan më të fortë!”

Na duhesh edhe ti – Për një Gjilan më të fortë!

Gjilani ka nevojë për bashkim, për vizion dhe për veprim. Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan ëdhtë forcë politike, e mbështetur në vlera, integritet dhe përkushtim për qytetarin. Por, për ta bërë ndryshimin real, na duhesh edhe ti.
Na duhesh ti me idetë tua.
Na duhesh ti me energjinë dhe vullnetin tënd.
Na duhesh ti, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo lagje, çdo fshat dhe çdo familje në Gjilan.
“Na duhesh edhe ti” nuk është thjesht një thirrje ,është një ftesë për pjesëmarrje, për përfshirje, për bashkëkrijim të politikës që buron nga qytetari dhe punon për qytetarin.
Bëhu pjesë e ndryshimit.
Bëhu zëri i të rinjve, i grave, i punëtorëve, i të moshuarve.
Na duhesh edhe ti-Sepse Gjilani ka nevojë për ty.

You Might Also Like